Kurti-Osmani, “miq” apo “armiq” politikë?

Aktuale

Kurti-Osmani, “miq” apo “armiq” politikë?

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 19:45
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti

Raportet e Presidentes me Kryeministrin, kanë njohur ngritjet dhe rëniet e tyre. Sa herë nuk janë pajtuar, përmes mediave ata kanë dërguar porosi se kanë mospajtime, por qëllimin e kanë të përbashkët dhe mund t’i tejkalojnë dallimet.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se përpos për temat politike, fërkimi ose përplasja Kurti-Osmani, ndërlidhet me zgjedhjet e reja dhe kalkulimet politike.

Artan Demhasaj – Analist ka deklaruar se “Presidentja Osmani është duke kalkuluar, duke mbajtur raporte pak të acaruara me Qeverinë, por as me partitë opozitare sepse po kalkulon edhe për një mandata tjetër, dhe tash i sheh në bazë të rezultateve që me pa me u orientu, kah partitë opozitare ose tek Vetëvendosje nëse e arrijnë pushteti.”

Ish-bashkëpartiakja e Osmanit që sot udhëheqë politikën e jashtme, është e pandarë me Kurti në aktivitet sidomos në diasporë.

Demhasaj thotë se Kurti e ka mbajtur Osmanin jashtë lojës duke e votuar si presidente, dhe pas zgjedhjeve të reja do ta kalkulojë,në rast se i duhet një parti për Qeverinë e re, aty në rend diskutimi vjen edhe posti i presidentit.

Edhe ish-diplomati Blerim Canaj, vlerëson se Lista Guxo është njëra anë e medaljes së raporteve Kurti-Osmani.

Blerim Canaj – Ish-diplomat tha se “Tash Presidentja e ka pozicionin e saj edhe një vit, në anën tjetër Donikës i duhet të garojë, Lista Guxo nuk është se ka ndonjë gjasë, domosdoshmërisht i duhet që t’i bashkëngjitet në Lëivzjen Vetëvendosje. Në anën tjetër ka të ngjarë që Presidentja me këtë qëndrim shpreson edhe kthimin e saj në LDK.”

Zgjedhjet e reja parlamentare mbahen më 9 shkurt, ndërsa Presidentes mandati i përfundon në pranverën e vitit 2025. Kushdo që e synon postin më të lartë të shtetit, i duhen 80 deputetë në sallë. Posti i presidentit shpesh herë i ka ndryshuar matematikat për formimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat