Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar aksionin e dyditor të policisë në veri, ku u gjetën sasi municioni e uniforma ushtarake.
Sveçla thotë se gjetjet janë vendstrehim i armëve për planifikimet e errëta të bandave kriminale në veri.
”Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.
Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”.