Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prevlukaj, ka reaguar duke kërkuar nga prokuroria të merrren me deklarimet e Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, i cili tha se në PDK “ka haraçehxinj e fajdexhinj”.
Postimi i Prevlukës:
Në një intervistë te Fidan Jupolli, Ministri Faton Peci paska deklaruar:
“Në PDK ka luftëtarë, komandanta, trima, vagabonda, haraçexhinj, fajdexhinj, pra ka gjithçka deri tek njerëzit me personalitet”
E para: nuk mund të bëhet një kategorizim si ky. Nuk mund të ketë luftëtarë e komandantë në njërën anë dhe njerëz me personalitet në tjetrën. Sepse nuk ka njerëz më me shumë personalitet se sa njerëzit e luftës.
E dyta: organet e drejtësisë duhet të merren seriozisht me z.Pecin, i cili duhet të tregojë me argumente dhe emra konkretë kush janë ata haraçexhinj dhe fajdexhinj brenda strukturave të PDK-së.
Praktika e propagandës dhe sulmeve të pabazuara ndaj PDK-së nga esponentë në pushtet, të cilat në konsistencë bëhën për të mbuluar korrupsionin dhe kriminalitetin e tyre që iu ka shpërthyer kudo, duhet të stopojë menjëherë.