Patrikanën e Pejës, Nenad Neshiq e shfrytëzoi për thirrje nacionaliste karshi shtetit të Kosovës.
Madje kjo e fundit, për ministrin e punëve të brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, vazhdon të jetë akoma pjesë e Serbisë.
Kjo bëri që Prokuroria Themelore e Pejës të lëshojë urdhër arrest ndaj tij.
Kësisoj, prokurori njofton se lënda e tij do të dërgohet në Prokurorinë Speciale.
Dhe ndaj të njëjtit, tash e tutje do të merren masa posa ta shkelë kufirin kosovar nga autoritetet e vendit.
Këtë vepër, politikani nga Bosnja e kishte bërë më 18 tetor të këtij viti, ndërkaq hetimet kishin nisur pasi në dorë të prokurorit, Dorjan Juniku ranë videot e deklarimeve.