Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali i ka reaguar analistit nga Shqipëria Fatos Lubonjes i cili ka folur për ndryshimet që do t’i bëjë presidenti i ri amerikan Donald Trump.
Tali përmes një shkrimi në Facebook, pyet se cilat ndryshime do t’i bëjë Trump?
“Fatos Lubonja, paska deklaru: "Tramp do të bëjë ndryshime goxha thelbësore jo vetë brenda ShBA'së, por gjithandej globit...".
Cilat ndryshime?!
Ndoshta "Murin me Meksikon", që e ndërtoi në mandatin e kaluar, do ta çoj edhe 1 metër më lartë!?
Ose mbase do ta ndali luftën në Ukrainë dhe Lindje të Mesme për dy ditë!!?”, shkruan Tali.
Ai vazhdon se “Apo do ta zhbëjë papunësinë në ShBA dhe do ta sjell në zero Borxhin Kombëtar Amerikan!!!?
Ose do ta bëjë përsëri ShBA'në (superfuqinë më të madhe globale që e ka njoftë historia ndonjëhere) madhështore përsëri sikur në mandatin e tij të kaluar...”, ka shkruar Driton Tali.