Quni me Abdixhikun në Isniq të Deçanit dhe Vranoc të Pejës: Takime me qëllim të kthimit të LDK’së te adresa e vet – populli

Aktuale

Quni me Abdixhikun në Isniq të Deçanit dhe Vranoc të Pejës: Takime me qëllim të kthimit të LDK’së te adresa e vet – populli

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 22:42
LDK

Isniqi i Deçanit dhe Vranoci i Pejës ishin dy vendet e fundit të vizituara sot nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në kuadër të ‘Turneut të Ndryshimit’ të kësaj partie.

Takimet shtëpi për shtëpi mbesin “qëllime primare të kthimit të LDK-së tek adresa e vet identitare, tek populli”, shtoi Abdixhiku, ndërsa shtoi se “rikthimi mes njerëzve” ka qenë “qëllim primar i LDK-së”.

Postimi i plotë:

Mbrëmjen s’mund ta mbyllja pa u ndalur në Isniq të Deçanit e në Vranoc të Pejës. Aty na prisnin kryefamiljarë në dy oda të mbushura plot!

Përtej ‘Turneut të Ndryshimit’ e takimeve programore, mbrëmjet mes qytetarëve tanë - pra takimet nëpër oda e ambiente familjare - mbesin jo vetëm takime origjinale, por dhe takime me qëllime primare të kthimit të LDK-së tek adresa e vet identitare, tek populli. Sa herë që LDK ka mbajtur veten mes njerëzve të Kosovës, ka pasur edhe forcën edhe mbështetjen e domosdoshme. Devijimet eventuale kanë prodhuar pasoja fatale. Rikthimi ynë këtu, mes njerëzve tanë, ka qenë qëllimi im primar tash e sa kohë. Dhe tani që jemi në origjinë, marrim gjithë mbështetjen për ndryshim!

E djathta po bashkohet!

Mbështetja popullore po ofrohet!

Ndryshimi po vjen! ✌️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat