Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë partitë politike në Kosovë kanë përkrahje nga donatorë të ndryshëm.
Ai tha se këto parti nuk janë mjaftueshëm transparente në lidhje me deklarimin e raporteve financiare.
Sipas tij këto parti janë të detyruara që ta ta bëjnë një deklarim të tillë.
“Sa i përket financimit, ai bëhet edhe me kontribute, por të gjitha partitë politike kanë përkrahje nga donacione të ndryshme…duhet që të jenë transparente në frymën e ligjit. Fatkeqësisht pothuajse asnjëherë ose nuk bëhen fare transparente raportet financiare që subjektet politike janë të detyruara ta bëjnë…”, ka thënë ai.