Më 10 nëntor në Frankfurt të Gjermanisë në një takim me mërgatën kryeministri Kurti deklaroi se ‘sot filluam takim me studentë, ekspertë e shqiptarë në Frankurtë, për t’u bindur se jo vetëm patriotët më të devotshëm dhe punëtorët më të mëdhenj, por edhe studentët dhe punëtorët më të zotë i kemi në diasporë”.
Lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, politologia, Arta Tahiri- Beqa ka thënë se sigurisht që ka atje ekspertë sepse sipas saj ata të cilët nuk e gjetën vetën në Kosovë kanë shkuar në Evropë.
“Kurti kur thotë se këtu ka eksperta më të mirë të fushës po patjetër që ka, sepse ekspertat e fushës që nuk e gjetën vetën këtu shkuan në Evropë ata po ikin se nuk po ikën më fuqia punëtore që ka ikur për të punuar fuqi krahu por tani kanë ikur mjekët, inxhinierët, profesorët e mësimdhënësit.
Sigurisht ka akoma ekspertë Kosova por ikën kur nuk e gjetën vetën”, është shprehur ajo.