70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë

Aktuale

70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 00:29
Ilustrim

Sipas një studimi të fundit, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga 1 deri në 5 e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë. Pavarësisht studimeve e thirrjeve të shumta që rrjetet sociale të përdoren në masë të kontrolluar, duket se do të mbetet sfidë e madhe që kjo të realizohet.

Studentë të drejtimeve të ndryshme lexojnë e studiojnë literaturën e lëndëve mjekësore nga provimet që i presin. Në mesin e tyre është edhe studentja Gresa Gojani.

Përveç literaturës nga profesioni i mjekësisë të cilën e ka zgjedhur, Gresa lexon edhe lloje të tjera librash e materialesh që zgjojnë interesin e saj.

“Më pëlqejnë krejt zhanret e shkrimeve duke filluar prej librave ma shume deskriptive, përshkruese për një gjendje aktuale të shoqëri, munden me kon libra romantik format fiktive ose fantazi siç janë Herry Poter e kështu me radhë”, tha Gojani.

Megjithatë, sikurse Gresa nuk është një pjesë e madhe të rinjve. Të paktën nga ajo që thotë një studim i fundit i fondacionit Freiderich Ebert. Sipas këtij studimi, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga një deri në pesë e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë.

Rrjetet sociale tek të rinjtë tashmë janë të pranishme në secilin hap të jetës së tyre. Madje nga përqendrimi i madh në to, vështirë se diçka tjetër mund t’ua marrë vëmendjen.

Sidoqoftë, të rinjtë tregojnë se cilat nga rrjetet sociale janë më atraktive dhe për çka i përdorin ato.

Megjithatë, ata që merren me rritjen e kulturës së të lexuarin në Kosovë, siç është Organizata ETEA, flasin lidhur me përfitimet që mund t’i kenë të rinjtë nga të lexuarit.

“Natyrisht se leximi ka shumë dobi kryesorja na bënë me njoft vetën tonë, me reflektu mbi vetën tonë, mbi jetën si të tillë mbi botën mbi njerëzit për rreth dhe na përgatit më mirë për përditshmërin për jetën”, tha Agon Ahmeti, ETEA.

Pavarësisht nga ajo nëse na pëlqen leximi, ajo çfarë thuhet në studime, përdorimi i rrjeteve sociale do të jetë i pandashëm në jetën e gjithsecilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat