Lekaj: Qytetarët po përballen me mungesa të energjisë elektrike

Aktuale

Lekaj: Qytetarët po përballen me mungesa të energjisë elektrike

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 00:54
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pasi në disa qytete e fshatra të Kosovës ka mungesë të energjisë elektrike.

Lekaj ka shkruar se qeveria ka dështuar së përmbushuri premtimet për furnizim të qëndrueshëm me energji.

Postim i plotë:

Qytetarët po përballen me mungesa të energjisë elektrike edhe në këto orë të vona, një situatë e papranueshme për një vend që pretendon të jetë duke bërë reforma në sektorin energjetik. Qeveri, ku mbeti premtimi juaj për furnizim të qëndrueshëm me energji? Pse qytetarët po përballen me ndërprerje në momentet më kritike?

Keni dështuar të përmbushni premtimet tuaja dhe tashmë keni bërë vendin hor në sytë e qytetarëve tuaj. Kur energjia është baza e çdo aktiviteti jetësor, kjo neglizhencë është një tregues i qartë i paaftësisë tuaj për të menaxhuar sektorin energjetik. Çfarë justifikimi do të keni këtë herë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat