“Albini nuk është pro serb”/ Ish-gjenerali shqiptaro-amerikan alarmon: Kosova sot është në rrezik të...

Aktuale

“Albini nuk është pro serb”/ Ish-gjenerali shqiptaro-amerikan alarmon: Kosova sot është në rrezik të...

Nga: A.SH Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 06:58
Albin Kurti

Ish-gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha ka reaguar pas një akuze të bërë në rrjete sociale ndaj Albin Kurtit, kinse ai së bashku me Vuçqiqin kanë përgatitur incidentitn të Banjskë.

Maralusha thotë se presonat që i bëjnë këto akuza janë mashë e UDB-së ose kanë edhe xhelozi patologjike.

Sipas tij, Kurti kurrë nuk ka qenë e as nuk është me Serbinë.

Reagimi i plotë:

Lexova në fb një akuzë banale kundër Albin Kurtit se një gjeneral u vetshpallun me emër, Ismet Berisha, gjoja se incidenti në Banjskë ishte një operacion i përgatitun në një koordimin ndërmjet Albin Kurtit/ Vuçiqit dhe do veglave nga Kosova që kanë qenë bashkëpunëtorë të UBD-së serbe (dhe ndoshta ende janë sot).

Çdo person që i bën këto akuza është: ja mashë (vegë) e UDB-së gjatë dhe përpara luftës në Koshare, ose ka një xhelozi patologjike ndaj Albinit. Kosova sot është në rrezik të ri-okupohet ritashs nga Serbia. E kam përcjell karrierën e Abinit zyrtarisht qysh prej vitit kur ai u burgos nga regjimi serb dhe deri atë ditë që u bë kryeministër. Albini nuk është pro serb, as sot as s’ka qenë përpara. Çdo person që mendon ndryshe për Albinin, e ka mizën ndër kapuq (pas veshi).

Profilin psikologjik e kam përpiluar unë me ndihmën e autoriteteve tjera. Ky profil i Albinit sot është në dispozicion të agjensive të ndryshme të inteligjencave dhe ende përdoret si një dokument zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat