Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen sallës plenare. Aty do të diskutohet vetëm një pikë e rendit të ditës që është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Seanca fillon në ora 10:00.
Ndryshe buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.
Kuvendi Kosovës ditë më parë kishte votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Pro buxhetit kishin votuar 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë kishin abstenuar.
Buxheti ka kaluar nëpër disa komisione parlamentare.