Miratohet buxheti i vitit 2025

Aktuale

Miratohet buxheti i vitit 2025

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 12:40 më 21.11.2024
Kuvendi i Kosovës

Tahiri nga PDK-ja: Ky është buxhet i kontaminuar

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ky buxhet është buxhet i kontaminuar.

Sipas tij votimi i këtij projekt buxheti do të thotë mbështetje e skemave kriminale.

“Kërkoj që ky buxhet të mos vihet fare në lexim të dytë. Kanë dal një mori ngjarjesh kriminale. Votimi i këtij projekt buxheti do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale. Ky është buxhet i kontaminuar. Duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të thellë dhe jo në procedura të përshpejtuara. Këta njërz që kanë marrë skemat kriminale, 30 për qind nga subvencionet dhe grantet do t’i marrin edhe vitin tjetër. Kërkoj që ky projekt të kthehet prapa”, ka thënë ai.

Gashi akuzon mazhorancën për shkelje kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, tha se me projektligjin për buxhetin e vitit 2025, mazhornaca po tenton që të bëjnë ndryshime në ligjin për paga dhe ligjin për tatimin në prona të pa luajtshme.

Me këtë rast, ai ka thënë se qeveria është duke bërë shkelje Kushtetuese.

“Ka ndodhur një shkelje procedurale që në vetvete përmban shkelje Kushtetuese. Me ligjin për ndarje buxhetore tentohet që të ndryshohet ligji për pagat për zyrtarët publik dhe ligji për tatimin në prona të pa luajtshme. Këto përbëjnë  shkelje Kushtetuese. Këto janë shkelje të rënda dhe sidomos heqje e mundësisë që deputetët të flasin për amandamentin. I bëjmë thirrje presidentes që të garantoj që ligji të kthehet në Kuvend. Këta kanë mbërri që me një ligj tri herë me shkel Kushtetutën”, ka thënë ai.

Kadrijaj vendos një pankartë në Kuvend: “Fitore Pacolli 200 mijë euro, Gratë e Krushës 0 euro”

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, në seancën ku po diskutohet në shqyrtim të dytë buxheti për vitin 2025, ka vendosur një pankartë me mbishkrimin “Fitore Pacolli 200 mijë euro, Gratë e Krushës 0 euro”.

Kjo pas raportimeve në media se familajrët e deputetes së VV-së kanë përfituar grante bujqësore.

Kuvendi sot shqyrton buxhetin e Kosovës për vitin 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen sallës plenare. Aty do të diskutohet vetëm një pikë e rendit të ditës që është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Seanca fillon në ora 10:00.

Ndryshe buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.

Kuvendi Kosovës ditë më parë kishte votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Pro buxhetit kishin votuar 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë kishin abstenuar.

Buxheti ka kaluar nëpër disa komisione parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat