Osmani reagon pas shqetësimeve së në MV po rrezikohen të drejtat e shqiptarëve
Koordinimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në rajon, është vendimtar sipas presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Ajo është deklaruar rreth shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut se atje po rrezikohen të drejtat e tyre.
Osmani, në adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se do të bëjnë “çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa”.
Osmani: Do të bëjmë çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa për shqiptarët në MV
“Në të njëjtën kohë shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa por vetëm përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizmin dhe integrimin euroatlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej”, ka thënë Osmani.Osmani: Kosova dhe Shqipëria të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve
“Koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në veçanti për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euroatlantik, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë”, ka thënë Osmani.
Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, Osmani ka folur edhe për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Ajo ka përmendur pasivizimin e adresave derisa ka thënë se gjykatat e politizuara në Serbi po e mirëmbajnë diskriminimin.