Rukiqi: Përfundoi mandati 4-vjeçar i Qeverisë “Kurti” pa asnjë projekt kapital

Aktuale

Rukiqi: Përfundoi mandati 4-vjeçar i Qeverisë “Kurti” pa asnjë projekt kapital

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 08:14
Berat Rukiqi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, njëherit ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka ngecur sa i përket realizimit të projekteve.

‘’Kjo qeveri as këto projekte që i kanë pasur nuk  i kanë përfunduar’’, tha Rukiqi.

Rukiqi tha se përgjatë këtij mandati katër vjeçar të Qeverisë “Kurti” nuk ka nisur ndonjë projekt kapital.

‘’Asnjë projekt i ri nuk është nisur përgjatë këtij mandati katër vjeçar kështu që nuk pres as të nis ndonjë projekt e as nuk ka ndonjë projekt të madh me rëndësi kapitale’’, përfundoi Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat