Ambasadori i ShBA-së në Kosovë e ka mirëpritur në një takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin McKee.
Jeff Hovenier tha se pret me padurim që së bashku me McKee të zhvillojnë takime thelbësore nëpër Kosovë për të dëshmuar partneritetin me USAID-it dhe popullit.
“I gëzuar që mirëprita në Kosovë Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin McKee.
Mezi presim takime dhe vizita thelbësore për të dëshmuar drejtpërdrejt ndikimin e rëndësishëm të mbështetjes dhe partneritetit 25 vjeçar të USAID-it me popullin e Kosovës”, shkroi Hovenier në X.