Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po mban fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Adresimin, Osmani e ka nisur duke përmendur ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari – si dy figurat kryesore për forcimin e themeleve të shtetit të Kosovës.
Sot nderojmë vizionin e presidentit Ibrahim Rugova
“Edhe sot si gjithnjë nderojmë vizionin e atit themeltar të republikës sonë, presidentit Ibrahim Rugova si dhe përkulemi para sakrificës dhe guximit të pashoq të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari dhe secilit pjesëtar të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vlerat e së vërtetës, drejtësisë e dinjitetit njerëzor qëndrojnë në themelet e shteti tonë ndaj mbeten qendrore e përcaktuese edhe për të ardhmen tonë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se sot më shumë se kurr “na duhet ajo që njihet si patriotizëm kushtetues, që shkon përtej ndasive pulitke dhe kthehet të bazamenti i shtetësisë tonë”.
Osmani: Kushtetuta e Kosovës, më e avancuara për të drejtat e komuniteteve
“Kjo nuk do të thotë megjithatë që nuk do të ketë vazhdimisht goditje ndaj shtyllave të shtetit tonë, por ne vazhdimisht udhët të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e këtyre shtyllave të cilat kanë frymëzuar edhe kushtetutën tonë e cila edhe sot mbetet kushtetuta më moderne dhe më e avancuar në Evropë sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti të drejtave të komuniteteve jo shumicë”, ka thënë Osmani.
Osmani: Nuk ka sfidë që mund t’i rrënojë themelet e shtetit tonë
“Rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë, populli ynë ka humbur edhe më të shtrenjtën, duke përfshirë edhe fëmijët në djep, në mënyrë që sot të frymojmë lirshëm. Bashkëdyzimi vizionit të binomit Ibrahim Rugova – Adem Jashari, nëpërmjet luftës çlirimtare të UÇK-së në njërën anë dhe ndërtimi i shtetit duke fuqizuar aleancat nga ana tjetër, bëri që themelet e shtetit tonë të jenë të forta, shumë të forta, aq të forta sa nuk ka forcë e nuk ka sfida që do të mund ndonjëherë t’i rrënojë ato”, ka shtuar Osmani.