“Hajna, hajna”, deputeti me thirrje ndaj pushtetit

Aktuale

“Hajna, hajna”, deputeti me thirrje ndaj pushtetit

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 10:56
Kuvendi i Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Por pas përfundimit të fjalimit të saj, ishte deputeti Haki Abazi, i cili u është drejtuar deputetëve të pushtetit, të cilët i quajti hajna.

Abazi ka përmendur dhe 100 mijë euro, duke aluduar në aferën e fundit me subvencione për familjarët e deputetës së VV -së.

“Hajna, hajna. 100 mijë euro hajna”, përsëriste thirrjen Abazi drejtuar deputetëve të VV-së.

E ishte njëri nga deputetët e pranishëm, i cili tha se 100 mijë eurot tashmë i ka hangër daja.

 “I ka hanger daja”, dëgjohej zëri i një deputeti i pranishëm në sallë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat