Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, tha se Zvicra është destinacioni i pesë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit.
Madje ai shton se potencialin që kanë shqiptarët e Kosovës atje nuk duhet humbur, pasi sipas tij nuk mund të gjesh një kompani zvicerane që nuk ka një punëtor kosovar.
“Është e vështirë që në një kompani zvicerane të mos gjeni ndonjë kosovarë aty, si punëtorë apo edhe menaxherë e më lartë. Ky pra është një potencial që ne duhet ta përdorim shpejt”, tha Kurti.
“Zvicra është stacioni i pesë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit”.