“Presidentja Vjosa Osmani, sot në Kuvend, mbajti një fjalim shumë të mirë”

Aktuale

“Presidentja Vjosa Osmani, sot në Kuvend, mbajti një fjalim shumë të mirë”

Nga: A.SH Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 12:36
Vjosa Osmani

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka vlerësuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ishte një fjalim shumë i mirë por shpresojmë të mos jetë i vonuar.

Sipas tij, kjo do t duhej të ishte filozofia e përhershme e politikës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani, sot në Kuvend, mbajti një fjalim shumë të mirë. I njëjti është dashur të mbahet në adresimin e saj të parë në Kuvend. Pastaj në të dytin. Të tretin. Dhe gjithmonë.

Në fakt, kjo do të duhej të ishte filozofia e përhershme politike e Kosovës.

Kishte qenë. Por jo edhe këto vitet e fundit.

Kështu që mirë që Presidentja dha një fjalim të tillë në Kuvend. Të urojmë të mos jetë tepër i vonuar. Shumë gabime që janë bërë në raport me aleatët, ka gjasa të mos rikuperohen aq lehtë edhe shumë vjet!

Ja fjalimi: “Rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të aleancave është e paçmueshme. Historia politike na dëshmon se dobësimi i aleancave dhe partneriteteve është një gabim strategjik. Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim as shantazhim.

Forca jonë më e madhe qëndron në aleancat tona, partneriteti dhe aleancat mes shteteve janë më të mëdha sesa cilido prej nesh si politikan. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre apo luajtja bixhoz me to e cënon vetëm mbrojtjen e republikës. Asnjëherë nuk e kam kuptuar as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet nda tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për pushtet. As njëra, as tjetra nuk i bën nder Kosovës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat