​Shqyrtimi i buxhetit, Osmani u kërkon deputetëve mjete shtesë për FSK-në

Aktuale

​Shqyrtimi i buxhetit, Osmani u kërkon deputetëve mjete shtesë për FSK-në

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 12:46
Vjosa Osmani

Gjatë fjalimit vjetor para deputetëve, presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të paraqesin amendamente dhe të propozohet që buxhetit për FSK-në t’i shtohet shuma e duhur “që ushtarakët tanë të kenë shtesat e rrezikshmërisë, ato për jashtë orarit të punës dhe mëditjet për trajnimet mbi një muaj”. Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2025.

Osmani: Armatimi ka kuptim kur prapa armës qëndron ushtaraku i motivuar e i mbështetur

"Mirëqenia ekonomike e sociale e ushtarakëve tanë, motivimi i tyre, mbështetja e avancimit të tyre profesional duhet po ashtu të shndërrohen në prioritet. Armatimi ka kuptim kur prapa armës qëndron ushtaraku i motivuar e i mbështetur. Në këtë frymë angazhimi ynë i çdo ditshëm duhet të jetë në drejtim të arritjes së këtij qëllimi. Të nderuar deputetë, hapin e parë mund ta bëni qysh sot. Praktika e Kuvendit ju lejon nëpërmjet procedurës së shmangies të paraqitni amendamente edhe në seancë, shfrytëzojeni këtë mundësi që të propozohet buxhetit të FSK-së t’i shtohet shuma e duhur në mënyrë që ushtarakët tanë të kenë shtesa të rrezikshmërisë, ato për jashtë orarit të punës si dhe mëditje për trajnime mbi një muaj. Ky do të ishte kontribut i jashtëzakonshëm në fuqizimi ne ushtrisë sonë, dje një laj i mirë në fund vit për secilit që sot i shërben atdheut. Kjo duhet të bëjë në momentin e parë te rishikimit të buxhetit", tha ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës ka theksuar se rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë.

Osmani: Rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë

“Populli ynë ka humbur edhe më të shtrenjtën, duke përfshirë edhe fëmijët në djep, në mënyrë që sot të frymojmë lirinë. Bashkëdyzimi i vizionit të binomit Ibrahim Rugova – Adem Jashari, nëpërmjet luftës çlirimtare të UÇK-së, në njërën anë dhe ndërtimit të shtetit duke fuqizuar aleancat nga ana tjetër, bëri që themelet e shtetit tonë të jenë të forta, shumë të forta, aq të forta sa që nuk ka forcë dhe nuk ka sfidë që mund t’i rrënojë ato”, tha ajo.

Projekt buxheti 2025 kap vlerën 3.6 miliiardë euro apo 9 për qind më i madh se në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat