Në debat u përfshi edhe deputeti i LVV-së, njëherësh kryetar i komisionit për buxhet, Armend Muja, i cili tha se të gjitha kërkesat e komunave janë shqyrtuar në komision, mirëpo që ato amendamente nuk kanë marrë mbështetje në komision dhe rrjedhimisht s’mund të procedohen në Kuvend.
“Komisioni për buxhet i ka trajtuar të gjitha kërkesat nga komuna e Rahovecit, Gjakovës dhe Deçanit. Ato janë trajtuar siç janë trajtuar të gjitha kërkesat buxhetore edhe të institucioneve qendrore. Ekziston një mundësi që kolegu i tij mos të ketë qenë prezentë në ato momente. Por këtë ka diskutuar komisioni dhe nuk i ka mbështetur.
Rrjedhimisht nuk mund të portretizohen si amendamente në momentin kur nuk i mbështet komision. E dyta të gjitha amendamentet dhe kërkesat që kanë ardh brenda afateve dhe janë sjell në komision ne i kemi trajtuar”, theksoi Muja.
Pas këtyre diskutimeve, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e lëshuan sallën e seancave plenare.