Miratohet amandamenti, Bajrami: Tre milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin

Aktuale

Miratohet amandamenti, Bajrami: Tre milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 14:06
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht miratimin e një amandamenti për Ligjin e Buxhetit për vitin 2025, i cili parasheh ndarjen e subvencioneve në vlerë tre milionë euro për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Bajrami ka thënë se miratimi i këtij amandamenti përkthehet në “bakshish” për ministrin aktual Elbert Krasniqi, i cili dyshohet për keqpërdorimin e subvencioneve të kësaj linje gjatë këtij mandati.

“3 milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin. Deputetët e LVV-së sapo votuan Amandamentin 6, me të cilin Ministrisë që udhëheqë Elbert Krasniqi i ndahen 3 milionë Euro.

Pra 3 milionë euro për subvencione për ministrin që mediet kanë raportu që po hetohet për keqpërdorim të 300 mijë eurove”, ka shkruar Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat