Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht miratimin e një amandamenti për Ligjin e Buxhetit për vitin 2025, i cili parasheh ndarjen e subvencioneve në vlerë tre milionë euro për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Bajrami ka thënë se miratimi i këtij amandamenti përkthehet në “bakshish” për ministrin aktual Elbert Krasniqi, i cili dyshohet për keqpërdorimin e subvencioneve të kësaj linje gjatë këtij mandati.
“3 milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin. Deputetët e LVV-së sapo votuan Amandamentin 6, me të cilin Ministrisë që udhëheqë Elbert Krasniqi i ndahen 3 milionë Euro.
Pra 3 milionë euro për subvencione për ministrin që mediet kanë raportu që po hetohet për keqpërdorim të 300 mijë eurove”, ka shkruar Bajrami.