Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se nuk po është e mundur të kalojnë projektet për ujë të pijshëm, gjatë seancës së sotme plenare.
Lidhur me këtë, ajo u bën thirrje banorëve të Bashkësisë lokale të Qerezit sikur asaj të Krushës, të blenë dy-tri lopë, që në vend të ujit, të pinë qumësht.
“Bashkësisë lokale të Qerezit sikur asaj të Krushës, iu rekomandoj të blejnë nga dy-tre lopë që të pinë qumësht, në vend të ujit sepse nuk po kemi shancë të kalojmë një projekt të ujit të pijshëm, që është diçka elementare”, tha Musliu.