Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar pas fjalimit që pati sot në foltoren e kuvendit e para e shtetit, Vjosa Osmani.
Sipas tij, kritikat që presidentja Osmani i dha u ndikuan nga opozitarizmi aktiv i PDK-së.
Postimi i plotë:
PDK dhe Presidentja Osmani
Opozitarizmi aktiv, i zëshëm dhe konkret i PDK-së, në Kuvend dhe në çdo forum tjetër, dhe bojkotimi i seancave të Kuvendit për shkak të nëpërkëmbjes së këtij institucioni më të lartë politik në vend nga Qeveria dhe Presidenca, janë shkaku kryesor që është hedhur kaq shumë dritë në manipulimet dhe mashtrimet që i janë bërë qytetarit të Kosovës.
Këto kritika kanë gjetur vend edhe në fjalimin e sotëm të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të drejtuara kah sjelljet dhe vendimet e Qeverisë Kurti, sidomos politikave qeverisëse në raport me SHBA-në. Po të mos ishte ky reagim konstruktiv i PDK-së, Presidentja Osmani do të vazhdonte me avazin e vjetër të jetë pjesë e mendësisë jo konstruktive dhe regresive që ka tash sa kohë Qeveria Kurti në raport me SHBA-në dhe jo vetëm. Por këto nota realiste e të mira në fjalimin e Presidentes Osmani, sigurisht janë të vonuar. Dëmi i raporteve SHBA- Kosovë dhe Kosovë- faktori ndërkombëtar, është bërë dhe po bëhet. E për këtë arsye riparimi do të zgjatë më shumë. Në të vërtetë, për aq sa ka heshtur dhe për aq sa me heshtje e ka ndihmuar Qeverinë Kurti, Presidentja Osmani, për aq më shumë do të zgjatë riparimi. Keq e nderuara Presidente shumë keq.