Vazhdon nënshkrimi i Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në politikë

Aktuale

Vazhdon nënshkrimi i Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në politikë

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 16:52
Tinka Kurti

Pas konferencës dhe ceremonisë së nënshkrimit të Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në politikë nga ana e anëtareve të Grupit të Grave Deputete, ditë më parë në Prishtinë, sot në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar nënshkrimi i saj nga deputetë të tjerë.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, Deklarata u nënshkrua nga kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti dhe deputetë të tjerë nga radhët e të gjitha grupeve parlamentare, duke dhënë mesazhin e luftës kundër dhunës ndaj grave në sferën politike.

Deklarata është cilësuar si hap i rëndësishëm për të luftuar dhunën dhe për të fuqizuar pjesëmarrjen e grave në politikë.

Kjo, duke inkurajuar gratë e reja për të hyrë në politikë, si dhe për të siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe mbështetës për to.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat