Abdullahu: Kritikat e Osmanit për Kurtin të vonuara

Aktuale

Abdullahu: Kritikat e Osmanit për Kurtin të vonuara

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 16:58
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka vlerësuar se kritikat e shefes së shtetit ndaj kryeministri Kurti janë të vonuara.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tashmë dëmi në raportet e Kosovës me aleatët ka ndodhur.

“Këto kritika kanë gjetur vend edhe në fjalimin e sotëm të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të drejtuara kah sjelljet dhe vendimet e Qeverisë Kurti, sidomos politikave qeverisëse në raport me SHBA-në. Po të mos ishte ky reagim konstruktiv i PDK-së, Presidentja Osmani do të vazhdonte me avazin e vjetër të jetë pjesë e mendësisë jo konstruktive dhe regresive që ka tash sa kohë Qeveria Kurti në raport me SHBA-në dhe jo vetëm. Por këto nota realiste e të mira në fjalimin e Presidentes Osmani, sigurisht janë të vonuar. Dëmi i raporteve SHBA- Kosovë dhe Kosovë- faktori ndërkombëtar, është bërë dhe po bëhet. E për këtë arsye riparimi do të zgjatë më shumë. Në të vërtetë, për aq sa ka heshtur dhe për aq sa me heshtje e ka ndihmuar Qeverinë Kurti, Presidentja Osmani, për aq më shumë do të zgjatë riparimi. Keq e nderuara Presidente shumë keq”, ka shkruar Abdullahi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat