Koci: Heshtja e Osmanit ndaj ‘goditjes’ së aleatëve e bën përgjegjëse

Aktuale

Koci: Heshtja e Osmanit ndaj ‘goditjes’ së aleatëve e bën përgjegjëse

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 18:40
Melazim Koci

Politologu Melazim Koci ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban një pjesë të përgjegjësisë për raportet e acaruara mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koci vlerësoi se edhe pse Osmani nuk ka qenë pjesë direkte e vendimeve që kanë “goditur” aleatët, heshtja e saj dhe mosreagimi i duhur ndaj këtyre zhvillimeve e bëjnë atë përgjegjëse deri diku.

“Absolutisht që ka (pjesë përgjegjësie). Ata kanë ardhur bashkë në pushtet dhe, nëse ajo nuk ka qenë pjesë e goditjes së aleatëve, mund të konsiderohet përgjegjëse për heshtjen dhe mosreagimin deri vonë”, ka deklaruar Koci.

Ai theksoi se Osmani ka pasur iniciativa, përfshirë një propozim të para një viti që Asociacioni të diskutohej me përkrahjen e SHBA-së në Bruksel – një ide që, sipas tij, është refuzuar nga kryeministri Kurti.

Koci përshëndeti adresimin e presidentes në Kuvend, duke e cilësuar si një hap që mund të ketë “vëmendje më të gjatë kohore.”

Megjithatë, ai potencoi se ka kritika për shkak të mos reagimit më herët ndaj tendencave për të cilat ajo vetë foli sot.

Presidentja Osmani, në fjalimin e saj, paralajmëroi se vënia në rrezik e aleancave cenon sigurinë e Kosovës dhe kërkoi më shumë angazhim për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat