“Niveli i sigurisë i ulët, dështim tjetër nga Qeveria’ – Haxhiu i shokuar me rastet e fundit në vend

Aktuale

“Niveli i sigurisë i ulët, dështim tjetër nga Qeveria’ – Haxhiu i shokuar me rastet e fundit në vend

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 18:42
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur për plagosjen që ndodhi ditën e sotme në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku mbeten të plagosur dy persona.

Ai ka thënë se niveli i sigurisë në vend është shumë i ulët, teksa tha se ky është një dështim tjetër i Qeverisë po edhe i Presidentes.

“Edhe niveli i sigurisë së Kosovës është shumë i ulët, për çdo ditë kemi lajme të vrasjeve, plagosjeve, rrahjeve që tregon një dështim tjetër, për të cilin sigurisht që edhe presidentja ka përgjegjësi në aspektin e sigurisë, sepse është anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dy persona të dyshuar për këtë rast.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se njëri nga personat e dyshuar është arrestuar ndërsa tjetër gjendet në arrati, teksa ka njoftuar se policia ka sekuestruar edhe veturën e të dyshuarve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat