Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka hedhur kritika të forta në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, pas fjalimi të saj në Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu ka thënë se janë më shumë se tetë ligje antikushtetuese që presidentja i ka nënshkruar vet.
“Ne kemi pasur edhe fjalime të kryeministrit ku ka atakuar nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet pa e marr pëlqimin tim të kryetarit të Kuvendit dhe presidentes dhe kjo ka heshtur duke e implementuar dëshirën e kryeministrit për mosimplementin të kryeprokurorit që është shkelje Kushtetuese. Mos harroni që janë më shumë se tetë ligje antikushtetuese që kjo presidente i ka nënshkruar vet edhe ja ka jep aminin”, ka thënë Haxhiu.
Tutje Haxhiu ka fajësuar Osmanin edhe për raportet e përkeqësuara me ndërkombëtarët.
“Tani jemi në një situatë ku raportet e Kosovës me aleatët e saj asnjëherë nuk kanë qenë në pikën me të ulët dhe kur ky konfrontim i shteti me akterët ndërkombëtar filloj, presidentja Osmani e luante rolin e noterës së Kurtit dhe asnjëherë nuk kishte një reagim të saj për të tërhequr vërejtjen ose për të qenë një balancuese në mes të raporteve që do të duhej t’i kishte Kosova me partnerët ndërkombëtar. Tani ky fjalim i saj sot është më shumë si shprehej e inatit ndaj Kurtit sesa që ka një vlerë politike në raport me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Haxhiu.