Mushkolaj: Serbia me shumë mund e ka penguar Asocacionin

Aktuale

Mushkolaj: Serbia me shumë mund e ka penguar Asocacionin

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 19:09
Gjyljeta Mushkolaj

Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese ka publikuar librin “Qeverisja lokale, e drejta e komunave në liri të asociimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në Republikën e Kosovës” .

Duke folur për këtë libër në "Info Plus", ajo tha se "vlera e librit qëndron që vlerësimi i situatës kushtetuese bëhet përmes shpjegimeve komporative, por gjithashtu fragjilitetit kushtetues tonë, edhe të drejtat e lirisë së asociimit". 

Mushkolaj ka treguar se në këtë vepër ka bërë krahasime me asociacionet e vendeve të tjera. Ajo ka thënë se kushtetueshmëria e vendit tonë nuk mund të kuptohet në aspektin e dokumentacionit, por te aspekti praktik apo funksionimi real i qeverisjes së drejtësisë. 

Ish-gjyqtarja ka folur edhe për gjendjen praktike të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

"Asociacionin e pengon me shumë ngulm Vuçiqi, kemi pasur periudha kur ju kemi afruar themelimit por Serbia me shumë ngulm e ka penguar", ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat