Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë një reagim publik duke nxjerrë dokumente se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë atëkohë drejtuar nga Memli Krasniqi tashmë kryetar i PDK-së, e kishte paditur Kooperativën Bujqësore “KRUSHA”.
Ky thotë se atyre me padi u kërkohej kthimi i 17 mijë e 800 eurove që i kishin fituar si grant.
Peci u shpreh se në kohën kur sipas tij ka ndodhur kjo gjë, kanë qenë duke bashkëqeverisur LDK-ja dhe PDK-ja, ku kryeministër ishte Isa Mustafa.
“Tash a Kushës a Krushës me jau kthy cent m’cent? A e dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini”.
“Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK)”, ka shkruar ai.
Në lidhje me këtë, Peci në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe dokumente: