Kurti takon ambasadoren Elizabeth McKee, shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën e USAID-it

Aktuale

Kurti takon ambasadoren Elizabeth McKee, shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën e USAID-it

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 20:19
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur Ndihmës Administratoren në Byronë për Evropë dhe Euroazi të USAID, ambasadoren Elizabeth McKee dhe Drejtorin e Misionit, James Hope, të shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e USAID, që sivjet shënon 25-vjetorin e themelimit

“Përgjatë gjithë këtyre viteve e veçanërisht në reformat e qeverisë në energji, përkatësisht në tranzicionin energjetik, prokurim publik, luftimin e korrupsionit dhe sundimit të ligjit”.

“Ai shprehu falënderim të veçantë për rolin dhe bashkëpunimin në arritjen e vlerësimit të parë kreditor sovran të Kosovës, nga Fitch Ratings, që bashkë me Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit që është themeluar rishtazi, po ashtu me mbështetjen e USAID, do të ndihmojnë në tërheqjen e investimeve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe ambasadorja McKee diskutuan për zhvillimet në vend, zbatimin e projekteve të përbashkëta dhe për mundësitë për bashkëpunime të reja, me theks në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat