Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka lavdëruar punën dhe rezultatet e tij përgjatë mandatit si ministër, duke thënë se ka fituar besueshmërinë e qytetarëve, të cilët siç tha ai, janë ndarë të kënaqur me përformancën dhe punën e tij si ministër.
“Kam qenë në top dhjetëshen e më të votuarve në Kosovë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje që e ka gëzuar besueshmërinë e popullit në zgjedhjet e kaluara. Matja e qytetarëve për punën time në mandatin katërvjeçar është fantastike”, ka thënë Peci,
I pyetur për kritikat e fundit që ka marrë për grantin e dhënë për vëllain e Pacollit dhe përplasjet me kundërshtarët politikë, Peci i ka cilësuar të gjitha si shpifje dhe mashtrime.
“Kurrë në jetën time nuk kam qenë kundër kritikës, shoqëritë që kanë qasje kritike janë ato që zhvillohen. Në këtë rast, nuk ka qasje kritike ka shpifje, gënjeshtra deri te konsumim i veprave penale për mashtrim dhe shpifje”, ka thënë Peci.