Analistit politik, Xhevdet Pozhari, ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke treguar sinjale të përafrimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Pozhari këtë deklaratë e ka dhënë në emisionin “Këndi i Debatit”, duke iu referuar adresimit vjetor të presidentes Osmani në Kuvend.
“Unë mendoj se është duke i treguar sinjalet e përafrimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) gjë që ka qenë e qartë shumë kohë më parë”, është shprehur ai.
Në adresimin e saj vjetor, Presidentja e vendit Vjosa Osmani, të enjten, ndër të tjera ka folur rreth diskutimeve të cilat i ka pas me kryeministrin Albin Kurti rreth Draftit të Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.
Po ashtu, ajo ka folur edhe për ruajtjen e raporteve me miqtë dhe partnerët ndërkombëtar për çka ka thënë se rrezikimi apo luajtja bixhoz me raportet me miqtë cenon mbrojtjen e Republikës së Kosovës.