Refuzimi i grantit për Fahrije Hotin, Peci thotë se s’ka mundur ta shkelë ligjin

Aktuale

Refuzimi i grantit për Fahrije Hotin, Peci thotë se s’ka mundur ta shkelë ligjin

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 21:47
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka komentuar kritikat që i janë adresuar për dhënien e granteve për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit dhe refuzimin e të njëjtit për Fahrije Hotin nga Krusha.

Peci ka thënë se nuk ka mundur të ndërhyjë në dhënien e granteve për Fahrije Hotin, ngaqë sipas tij, kjo do të përbënte shkelje ligjore.

Por megjithatë, dhënien e granteve për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit, Peci e ka arsyetuar me plotësimin e kushteve.

“Më tregoni ju, gazetarë e njohës të fushës së shtetit, cili është veprimi ligjor që unë duhet me ndërmarr që mos me fitu grantin vëllau dhe daja i fitores që i kanë plotësu kriteret dhe qysh me ndërhy unë që me ia dhënë grantin Fahrijes. Kjo është thirrje qe une me bo shkelje ligjore dhe me perfundu prapa grilave”, ka thënë Peci.

Teksa i është përgjigjur kritikave për çështjen e njëjta, Peci ka thënë se në të kaluarën grantet kanë shkuar përmes zyrës së ministrit dhe se tashmë ka ndryshuar kjo situatë.

“Në të kaluarën grantet kanë shkuar përmes zyrës së ministrit ndërsa njëri prej vetë ish-drejtorëve në agjencinë, personalisht ma ka thane që jeni ministri i vetëm që nuk ke dërgu asnjë reference asnjë ndërhyrje në proces të vlerësimit”, ka thënë Peci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat