Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka folur për procesin e dialogut.
Lajçak, përmes një postimi në platformën “X” theksoi se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.
“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Evropë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, ka shkruar Lajçak.