Sylejmani për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksionet nuk kanë përfunduar

Aktuale

Sylejmani për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksionet nuk kanë përfunduar

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 23:19
Ish-koloneli Rrahman Sylejmani

Ish-koloneli Rrahman Sylejmani, pas gjetjes së armëve para dy ditësh në veri të vendit të cilat lidhen me sulmin në Banjskë, ka theksuar se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës duhet të inspektojnë situatën më intensivisht.

"Një prezencë e madhe e armatimit që nga viti 2017 e me eskalimin e rastit të Banjskës, gjithçka ka qenë e përgatitur. Aksionet ende s'kanë përfunduar, ka armë ende të shumta, edhe pse është rritur prezenca e KFOR-it dhe e policisë, situata është e brishtë", ka thënë ai në "Lajmet e Fundit".

Sylejmani ka folur edhe për gjendjen e sigurisë përgjithësisht në vend, duke theksuar se një nga fenomenet negative është armatimi ilegal. 

"Të rinjtë janë më së shumti të përfshirë në armatimet ilegale, mos të flasim kur ka raste edhe ndër 18 vjet. Përkundër sekuestrimeve dhe aksioneve të ndryshme nga ana e Policisë, po del se armatimi është shumë prezentë", ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat