Ish-pjesëtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 mund të priten zhvillime të reja politike, duke përfshirë lëvizje të grupit të presidentes Vjosa Osmani drejt LDK-së.
“Pas votimit të Buxhetit pritet rrjedha të reja. Mua po më vijnë informacione se grupi i Vjosa Osmanit është në bisedime për kthimin në LDK. Brenda dy ditëve ka gjasa që një pjesë e tyre të dalin publikisht në LDK,” ka deklaruar Dërguti.
Ai gjithashtu theksoi se ndarja mes presidentes Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosje është e pashmangshme në zgjedhjet e ardhshme, pasi raportet mes dy palëve nuk janë më të njëjta.
“Presidentja, ndonëse vonë, megjithatë më në fund ka thënë atë që ka qenë e nevojshme ta thotë. Është e vërtetë që raportet ndërkombëtare të kësaj qeverisje nuk janë të mira. Në zgjedhjet e ardhshme, Vjosa Osmani dhe njerëzit e saj nuk janë më bashkë me Vetëvendosjen”, ka shtuar Dërguti.