Plagosja në Prishtinë, Arifi: Ndodhi para shtëpisë time, siguria publike po rrezikohet çdo ditë e më shumë

Aktuale

Plagosja në Prishtinë, Arifi: Ndodhi para shtëpisë time, siguria publike po rrezikohet çdo ditë e më shumë

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 23:50
Avni Arifi

Ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar lidhur me plagosja e dy personave që ndodhi sonte në Prishtinë.

Arifi ka thënë se ky rast ndodhi para shtëpisë së tij.

Për këtë, ai shprehet mjaftë i shqetësuar, pasi siq thotë Arifi, siguria publike po cenohet çdo ditë e më shumë.

Arifi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të rrisin kujdesin ndaj këtyre rasteve.

“Shkëmbimi me armë zjarri dhe plagosja e dy personave sot pasdite ndodhi para shtëpisë time. Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh nmes tyre. Kësaj here viktima përveq protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin. Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë.”, ka shkruar Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat