Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me gratë greviste të Kuvendit

Aktuale

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me gratë greviste të Kuvendit

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të takohet sot me gratë greviste, gjegjësisht punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës.

Punëtoret teknike tashmë janë në muajin e tretë të grevës së tyre, teksa kërkojnë rritje pagash.

Takimi fillon nga ora 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, që disa herë këto gra greviste nuk janë lejuar të hyjnë brenda objektit të Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat