Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të takohet sot me gratë greviste, gjegjësisht punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës.
Punëtoret teknike tashmë janë në muajin e tretë të grevës së tyre, teksa kërkojnë rritje pagash.
Takimi fillon nga ora 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, që disa herë këto gra greviste nuk janë lejuar të hyjnë brenda objektit të Kuvendit.