Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet.
Nga një breshëri plumbash, dy persona u plagosën.
Lidhur me këtë rast, detaje të reja jep gazetarja Gentiana Gashi.
“Dy persona mbetën të plagosur, e të njëjtin u trajtuan në QKUK. Ashtu siç ka deklaruar drejtori i Emergjencës, Nasel Syla, gjendja e tyre është stabile. E policia pasi doli në vendin e ngjarjes dhe bëri ekzaminimet e nevojshme, ka identifikuar të dyshuarit, teksa njëri prej tyre ka rënë në prangat e policisë, tjetri është ende në arrati”, tha Gashi për “Ora Shtatë”.