Rikthim i Vjosa Osmanit në LDK? Hidhen dyshime të forta: Ky do të jetë veprimi i Abdixhikut

Aktuale

Rikthim i Vjosa Osmanit në LDK? Hidhen dyshime të forta: Ky do të jetë veprimi i Abdixhikut

Nga: A.Zh Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 08:44
Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, mbajti dje fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja në adresimin e saj para deputetëve, adresoi edhe kritika ndaj Qeverisë, për shkak të raporteve të kësaj të fundit me aleatët e Kosovës.

Për këto deklarime të saj, dje pati shumë reagime. Ndër to edhe ajo e ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai i quajti të vonuara vërejtjet e Osmanit ndaj Qeverisë në fjalimin e saj vjetor, pasi sipas tij, edhe presidentja e ka përkrahur “diskursin përçarës” të Qeverisë me ndërkombëtarët.

Lidhur me këto zhvillime, ka komentuar analisti politik Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot.

Ai ka shpërndarë në Facebook, një deklaratë të tij të para një viti, në të cilin deklaronte se me largimin e Mustafës, nuk kishte arsye që Osmani të qëndonte e hidhëruar me LDK-në.

Pozhari kishte theksuar se kryetari Lumir Abdixhiku do të provonte ta kthente Osmanin në LDK në prag të zgjedhjeve.

“Para 1 viti e paskam dhënë këtë deklaratë për emisionin (Expose).

“Me largimin e asaj që quhej “kllapa e Isa Mustafës” që ishte edhe arsyeja pse Osmani u largua nga LDK-ja, mendoj se është larguar edhe arsyeja që ajo qëndroi hidhëruar me këtë parti. Abdixhiku do të provojë që ta rikthejë LDK-në aty ku ka qenë, por nëse e vlerëson se i duhet edhe një element shtesë atëherë adresa e Vjosa Osmanit në prag të zgjedhjeve, do të ishte një mundësi që ta ftonin në parti”, thotë ai.

Një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK, sipas Pozharit, do ta përshpejtonte procesin e rimëkëmbjes së kësaj partie, sepse konsiderohet se është po ajo që në masë të madhe ja mori votat arrogancës së Isa Mustafës, Avdullah Hotit e të tjerëve”, shkruhet në postimin e Pozharit./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat