Zemaj: Rritja e pagave është tallje e madhe me mantelbardhët

Aktuale

Zemaj: Rritja e pagave është tallje e madhe me mantelbardhët

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 09:49
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, duke e cilësuar si një “improvizim” dhe një “tallje e madhe” me profesionistët e shëndetësisë.

‘’Vendimi është improvizim, është një tallje e madhe me mantelbardhët, si i tillë nuk zgjidh asnjë problem’’, tha Zemaj.

Sipas tij, ky vendim nuk mund të quhet rritje e pagave, pasi është një masë elektorale që nuk zgjidh asnjë problem. Ai ka theksuar se ky vendim është bërë për të shërbyer interesave të politikanëve dhe se nuk do të sjellë përmirësim për mjekët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë.

‘’Në fakt vetëm rritje të pagave nuk mund ta quajmë, është një vendim elektoral që si shërben askujt, vetëm politikanëve që mashtrimin e kanë veprimin kryesor në politikë’’, tha Zemaj.

Zemaj ka shtuar se është një vendim kalimtar që qeveria e re do të jetë e detyruar ta përmirësojë.

‘’Ky është vendim kalimtar që qeveria e re do ta përmirësoj’ë’, përfundoi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat