Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për gjendjen në të cilën e kanë sjell Kosovën.
Ai ka vlerësuar se kjo dyshe e kanë katandisur Republikën e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prej pavarësisë e këndej, Kosova nuk ka qenë kurrë me keq.
“Prej pavarësie e këndej, Kosova i ka punët më keq se kurrë me botën, por edhe brenda, në kohën kur vendin po e drejtojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Jemi vend nën sanksione të BE-së tash e një vit e gjysmë. Pa asnjë njohje ndërkombëtare prej shtatorit të vitit 2020. Pasojat po i vuajnë qytetarët e Kosovës, jo duopoli Kurti-Osmani. As kasta më e korruptuar pushtetore në historinë e re të Kosovës. Kosova është katandisur #KREJTdheDREJT.”, ka shkruar Hamiti.