Kurti pret në takim lamtumirës Ambasadorin Gudjev, përmend vizitat e zyrtarëve bullgarë në Kosovë gjatë mandatit të tij

Aktuale

Kurti pret në takim lamtumirës Ambasadorin Gudjev, përmend vizitat e zyrtarëve bullgarë në Kosovë gjatë mandatit të tij

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 11:46
Albin Kurti dhe Hristo Gudjev

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Ai e ka falenderuar Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës.

AI ka përmendur vizitat e zyrtarëve bullgarë që janë realizuar gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev.

“Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat