Pse e urrejnë kaq shumë Albin Kurtin? Opinionisti, “shuplakë” opozitës e disa mediave - Jep arsyet

Aktuale

Pse e urrejnë kaq shumë Albin Kurtin? Opinionisti, “shuplakë” opozitës e disa mediave - Jep arsyet

Nga: N.E Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 12:12
Opinionisti Lirim Gashi

Opinionisti Lirim Gashi, thotë se është e habitshme sesi të gjitha mediat në Kosovë , të themeluara nga agjentët shqipfolës të shërbimit sekret serb, të cilët u bënë oligarkë në kulmin e famës politike të Millosheviçit, përmes bizneseve të pista me vëllezërit Kariç, janë të koordinuara në mënyrë të përsosur me njëra tjetrën.

Sipas tij, ata njëzëri dhe si në kor, i hedhin të njëjtat shtiza helmuese shigjetash në drejtim të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.

“Është e habitshme të shohësh se si të gjitha mediat e Kosovës, të themeluara nga agjentët shqipfolës të shërbimit sekret serb, të cilët u bënë oligarkë në kulmin e famës politike të Millosheviçit, përmes bizneseve të pista me vëllezërit Kariç, janë të koordinuara në mënyrë të përsosur me njëra tjetrën.

Pse ?

Sepse në të njëjtën kohë, njëzëri dhe si në kor, i hedhin të njëjtat shtiza helmuese shigjetash në drejtim të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.

Fatkeqësisht, me ndihmën e mikroskopit, ata gjejnë shumë pika të dobëta në qeverisjen e Kurtit, në të cilën janë infiltruar shumë gra e burra të papërgjegjshëm, lakmitarë dhe budallenj, të cilët mund t'ia humbin votat e nevojshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe t'ia çojnë rivalëve të tij politikë.

Shumë prej jush ndoshta do ta pyesni veten se cilët politikanë kryesorë kleriko-fashistë nga Serbia i detyruan këta oligarkë të Kosovës që të jenë shërbëtorë të tyre të përjetshëm dhe pse ata janë kaq ngushtë të lidhur me disa ish-komandantë kryesorë të UÇK-së, të cilët Millosheviqi në fund të viteve 1990 dhe në fillim të këtij shekulli i quajti "njerëz të malit' që morën drejtimin e djepit të tij mitologjik pas dëbimit të eskadroneve të tij vdekjeprurës politikë, ushtarakë dhe policorë nga Kosova, me ndihmën e fuqisë shkatërruese të bombave të NATO-s ?

Natyrisht, ata u detyruan të mbeten shërbëtorë të përjetshëm të shërbimit sekret serb personalisht nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandar Vulini, të cilët janë njëkohësisht edhe djemtë politikë të Vojisllav Sheshelit, Sllobodan Millosheviqit dhe Mirjana Markoviqit”, shkruan Gashi.

Tutje, ai bën pyetjen kryesore “Pse ata janë të lidhur kaq ngushtë me disa nga ish-kryekomandantët e UÇK-së, të cilët pas luftës hoqën uniformat e luftës dhe veshen rrobat politike?”.

“Pse ata janë të lidhur kaq ngushtë me disa nga ish-kryekomandantët e UÇK-së, të cilët pas luftës hoqën uniformat e luftës dhe veshen rrobat politike?

Serbia, pas dëbimit të eskadroneve të saj vdekjeprurës nga bombat e NATO-s, nuk ishte më fizikisht e pranishme në Kosovë, ndaj u detyrua ta niste një luftë speciale kundër themeleve të saj shtetërore, e cila do të zhvillohej njëkohësisht në disa fronte.

Por që ajo luftë të ishte sa më e suksesshme dhe efektive, asaj iu desh t'i instalonte agjentët e saj më besnikë që flasin shqip në të gjitha institucionet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, duke përfshirë edhe mediat.

Dhe këtë mund ta bënte vetëm përmes oligarkëve të lartpërmendur, të cilët kishin para të mjaftueshme për t'i korruptuar njerëzit e malit.

Mirëpo, shërbimi sekret serb i identifikoi paraprakisht këta ish-komandantë si viktima të përsosura të korrupsionit, sepse përveçse ishin analfabetë naivë, ata ishin rritur në kushte shumë të këqija jetese”, deklaron opinionisti.

Tutje, ai bën pyetje tjera si pse Kosova ka mbetur prapa me vendet e rajonit, gjersa ka shtuar se Albin Kurti edhe rivalët e tij më të mëdhenj politikë duhet të hapin një kapitull të ri të politikës shtetformuese të përgjegjshme, të ndershme dhe të ndërgjegjshme, në të cilën interesat e të gjithë qytetarëve do të jenë në qendër të vëmendjes dhe përmes së cilës do të krijojnë kushte më të favorshme për planifikimin e jetës së tyre në atdhe.

Shkrimi i plotë:

Pse e urrejnë kaq shumë Albin kurtin, fantazmat e zeza politike dhe mediatike të së kaluarës ?

Është e habitshme të shohësh se si të gjitha mediat e Kosovës, të themeluara nga agjentët shqipfolës të shërbimit sekret serb, të cilët u bënë oligarkë në kulmin e famës politike të Millosheviçit, përmes bizneseve të pista me vëllezërit Kariç, janë të koordinuara në mënyrë të përsosur me njëra tjetrën.

Pse ?

Sepse në të njëjtën kohë, njëzëri dhe si në kor, i hedhin të njëjtat shtiza helmuese shigjetash në drejtim të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.

Fatkeqësisht, me ndihmën e mikroskopit, ata gjejnë shumë pika të dobëta në qeverisjen e Kurtit, në të cilën janë infiltruar shumë gra e burra të papërgjegjshëm, lakmitarë dhe budallenj, të cilët mund t'ia humbin votat e nevojshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe t'ia çojnë rivalëve të tij politikë.

Shumë prej jush ndoshta do ta pyesni veten se cilët politikanë kryesorë kleriko-fashistë nga Serbia i detyruan këta oligarkë të Kosovës që të jenë shërbëtorë të tyre të përjetshëm dhe pse ata janë kaq ngushtë të lidhur me disa ish-komandantë kryesorë të UÇK-së, të cilët Millosheviqi në fund të viteve 1990 dhe në fillim të këtij shekulli i quajti "njerëz të malit' që morën drejtimin e djepit të tij mitologjik pas dëbimit të eskadroneve të tij vdekjeprurës politikë, ushtarakë dhe policorë nga Kosova, me ndihmën e fuqisë shkatërruese të bombave të NATO-s ?

Natyrisht, ata u detyruan të mbeten shërbëtorë të përjetshëm të shërbimit sekret serb personalisht nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandar Vulini, të cilët janë njëkohësisht edhe djemtë politikë të Vojisllav Sheshelit, Sllobodan Millosheviqit dhe Mirjana Markoviqit.

Por pyetja kryesore që kërkon patjetër përgjigje është kjo:

Pse ata janë të lidhur kaq ngushtë me disa nga ish-kryekomandantët e UÇK-së, të cilët pas luftës hoqën uniformat e luftës dhe veshen rrobat politike?

Serbia, pas dëbimit të eskadroneve të saj vdekjeprurës nga bombat e NATO-s, nuk ishte më fizikisht e pranishme në Kosovë, ndaj u detyrua ta niste një luftë speciale kundër themeleve të saj shtetërore, e cila do të zhvillohej njëkohësisht në disa fronte.

Por që ajo luftë të ishte sa më e suksesshme dhe efektive, asaj iu desh t'i instalonte agjentët e saj më besnikë që flasin shqip në të gjitha institucionet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, duke përfshirë edhe mediat.

Dhe këtë mund ta bënte vetëm përmes oligarkëve të lartpërmendur, të cilët kishin para të mjaftueshme për t'i korruptuar njerëzit e malit.

Mirëpo, shërbimi sekret serb i identifikoi paraprakisht këta ish-komandantë si viktima të përsosura të korrupsionit, sepse përveçse ishin analfabetë naivë, ata ishin rritur në kushte shumë të këqija jetese.

Pyetja tjetër, të cilës askush, përveç meje, nuk i ka dhënë përgjigje të saktë deri më tani, është kjo:

Pse u desh t'i korruptonin pikërisht ish-komandantët kryesorë të UÇK-së sonë të lavdishme, që më vonë morën drejtimin e levave kryesore politike, ekonomike, financiare, administrative, prokuroriale dhe juridike të shtetit të sapokrijuar të Kosovës?

Sepse vetëm me ndihmën e tyre mund t'i punësonin agjentët më besnikë të shërbimit sekret serb, që flisnin shqip, në të gjitha pozitat më të ndjeshme dhe më të rëndësishme partiake, shtetërore, publike, diplomatike, inteligjente, prokuroriale, juridike, policore, ushtarake, ekonomike, financiare, fetare, tregtare, sportive, komerciale, kulturore, shëndetësore, arsimore dhe mediatike.

Dhe çfarë detyre kishin ata ?

Ta parandalonin dhe sabotonin përparimin e shoqërisë dhe forcimin e shtetit në të gjitha format dhe aspektet.

Dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë, që pikërisht kështu ndodhi.

Mirëpo, fakti që pikërisht në kohën kur qeveria e Kurtit filloi ta mirëqeveriste Kosovën, ata u bashkuan jo vetëm me ish-udhëheqësit e vendit tonë, të cilët i korruptuan menjëherë pas luftës por edhe me pasardhësit e tyre më besnikë, është një dëshmi e pamohueshme se këta të fundit me ose pa vetëdije ranë pre e luftës hibride ruse, e cila e kishte bazën më të fortë në pjesën veriore të Kosovës .

Dhe meqenëse ishte pikërisht Albin Kurti ai që e rrëzoi bastionin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të armëve, prostitucionit, drogës, kriptomonedhave dhe lojërave të fatit që sundohej nga kriminelët e luftës dhe paqes të grumbulluar në "Listës Serbe', me të cilët ata bashkëpunuan aq ngushtë, është një kafshatë e hidhur, të cilën ata nuk mund ta gëlltisin dot.

Për ta shmangur një disfatë të pamerituar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Albin Kurti duhet t'i mbledhë rreth tij njerëzit që kanë jo vetëm integritet dhe zgjuarësi, por edhe kurajo për t'i dhënë sugjerime të dobishme në diskutimet e brendshme dhe në bisedat personale, ballë për ballë, që mund ta çojnë përpara zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe shtetit.

Më konkretisht:

Bashkëpunëtorët e tij të afërt dhe të besueshëm duhet ta përdorin me mjeshtëri pozitën, reputacionin, karizmën dhe ndikimin e tij në shoqëri dhe shtet për ta arritur më të mirën për shoqërinë dhe shtetin.

Sepse përkundër progresit në zhvillimin e përgjithshëm, Kosova jonë ende mbetet shumë prapa fqinjëve të saj.

Pse?

Sepse qeveritë tona të pasluftës, në vend që të ndërtonin një kulturë dhe klimë të përshtatshme politike dhe një bazë të shëndoshë ekonomike për popullin dhe shtetin e tyre dhe në këtë mënyrë t'u dëshmonin skeptikëve në mbarë botën se Kosova është vërtet një histori suksesi, u shndërruan në moçale të injorancës, lakmisë, shantazhit, dhunës, krimit të organizuar, korrupsionit dhe nepotizmit.

Dhe si kanë fytyrë pikërisht të njëjtët krerë të qeverive të mëparshme dhe shërbëtorët e tyre më besnikë të kërkojnë vota nga mërgimtarët tanë kur ata u larguan nga Kosova për shkak të politikave të tyre të këqija ?

Është thjesht një turp i paprecedentë që liderët e qeverive të kaluara dhe shërbëtorët e tyre më besnikë të kërkojnë vota nga njerëzit që u bënë emigrantë pikërisht për shkak të politikave të tyre të këqija dhe si rrjedhojë viktimat e tyre më të mëdha.

Thjesht është e pakuptimtë të kërkojnë vota nga njerëzit që për shkak të politikave të tyre të këqija u detyruan t'i kalojnë tre të katërtat e jetës së tyre të vështirë në vende dhe kultura të huaja dhe që vetëm çerekun e fundit të jetës së tyre mund ta kalojnë në shtëpitë e tyre, me paratë e kursyera me djersë, mund, mall, lot dhe sakrifica të pabesueshme.

Natyrisht, edhe Albin Kurti edhe rivalët e tij më të mëdhenj politikë duhet të hapin një kapitull të ri të politikës shtetformuese të përgjegjshme, të ndershme dhe të ndërgjegjshme, në të cilën interesat e të gjithë qytetarëve do të jenë në qendër të vëmendjes dhe përmes së cilës do të krijojnë kushte më të favorshme për planifikimin e jetës së tyre në atdhe.

Dhe sigurisht, të gjithë së bashku duhet t'i marrin parasysh përfitimet nga një diskurs i ri politik, shumë më i qytetëruar, i cili përfshin edhe faljen e disa gabimeve nga e kaluara, me kusht që të gjithë të mësojnë prej tyre së bashku, për të mos i përsëritur më.

Sepse ne jemi një komb shumë i vogël dhe një shtet shumë i dobët për t'i duruar pa pasoja fatale mosmarrëveshjet e tilla politike, në një kohë kur kemi një armik të përbashkët dhe të riforcuar që quhet Serbi, udhëheqja shtetërore e së cilës po i fërkon duart nga lumturia që jemi kaq budallenj.

Ndaj vetëm një raport më i mirë dhe më i qytetëruar mes liderëve tanë partiakë mund t'ia hapë rrugën bashkimit të tyre rreth interesave jetike kombëtare dhe shtetërore.

Dhe kjo ka për ne si shoqëri rëndësi të veçantë, sepse jetojmë në një kohë të çuditshme dhe të çmendur kur vazhdimisht ndodhin gjëra të paparashikueshme dhe të rrezikshme në suazat globale.

Shpërndajeni mundesisht ketë artikull, sepse sa më shumë njerëz që e lexojnë, aq më masiv do të jetë rizgjimi nga hipnoza mediatike e Sputnikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat