Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka mbajtur sesionin informuese me fermerë dhe agro-biznese për t’i njoftuar në detaje me skemën e granteve 2024-2027.
Shpresim Domi, nga Universiteti i Tiranës, ka deklaruar se qëllimi i skemës së granteve është zgjeruar dhe përshpejtuar te të ardhurat dhe mundësitë e të ardhurave dhe rritjen e punësimit në zonat rurale.
“Qëllimi është nxitja e një zhvillimi të ekuilibruar të zonave rurale të Kosovës, duke gjeneruar njëkohësisht të ardhura ekonomike më të drejta, përshpejtuar mundësitë e punësimit, rritur rezistencën e fermave, zgjeruar mundësitë për popullsinë lokale dhe siguruar qëndrueshmëri përballë sfidave të ndryshme. Kryesore në këtë qasje është përmirësimi i kompetencave, i përshtatur për të adresuar nevojat specifike në përputhje me investimet strategjike, duke nxitur kështu përparim dhe prosperitet afatgjatë socio-ekonomik në zonat rurale. Qëllimet kryesore janë skemë grantesh, për të zgjeruar dhe përshpejtuar gjenomin e të ardhurave dhe mundësitë e punësimit në zonat rurale dhe për të përmirësuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe për të nxitur qëndrueshmërinë e fermave dhe zonave rurale. Dhe asistenca teknike për të forcuar kapacitetin e administratës së Zhvillimit Rural në nivel qendror dhe rajonal – duke synuar rritjen e aftësive në projektimin dhe menaxhimin e fondeve publike, përfshirë kërkesat e IPARD III. Për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e përfituesve, të përshtatura me nevojat me të rëndësishme të menaxhimit të bizneseve të tyre”, ka deklaruar Domi.
Domi theksuar se kjo skemë ndahet në tri lote të cilat ofrojnë përparësi për zonat, malore, fermerët e rijnë, gratë.
“Kjo skemë ndahet në tri lote, e cila synon projekte në shkallë të vogël e të ardhurave të aktiviteteve të larmishme ekonomike për të përballuar burimet e kufizuara financiare dhe përvojat jashtë bujqësisë. Ofron përparësi për zonat malore, gratë, fermerët e rinj dhe pakicat”, ka theksuar ai.
Po ashtu, ai ka njoftuar se shpenzimet e pranueshme janë edhe makineritë e reja, duke përfshirë pajisjet kompjuterike,, materialet për marketing dhe shpenzimet e përgjithshme të arkitektit, inxhinierit deri në 10% për qind të shpenzimeve.
“Shpenzimet e pranueshme janë pajisjet dhe makineritë e reja, dukë përfshirë pajisjet kompjuterike, sipas vlerës së tregut, materialet për aktivitetet e marketingut, shpenzimet e përgjithshme që lidhen me kostot si arkitekte, inxhiniere deri ne maksimum 10% të shpenzimeve të investimit. Kostot janë të pranueshme vetëm kur ndodhin pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit me GIZ (përveç kostove të përgjithshme), investimet në vlerën dhe instalimin e paneleve diellore fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike për konsum vetjak vjetor (mesatarja e 3 viteve te fundit). Riciklimet e mbetjeve dhe ujërave të zeza si pjesë e integruar e projektit investues si dhe kontributet në natyrë vetëm për LOT 1″, përfundoi ai.